Telegrafi

Southgate mbështet transferimin e Sanchos në Ligën Premier

Menaxheri i Anglisë, Gareth Southgate pranon që rikthimi i Jadon Sanchos në Ligën Premier do të paraqiste ‘mundësi të ndryshme’ për sulmuesin.

Ylli i Borussia Dortmund është lidhur fort me interesimin nga Manchester Unitedi dhe Chelsea, por çdo transferim pritet të kushtojë mbi 100 milionë euro.

Forma e mirë e Sancho në Bundesliga ka vazhduar këtë sezon, pasi ai ka shënuar 17 gola dhe ka kontribuar me 17 asistime nga vetëm 29 paraqitje në ligë.

I pyetur për të ardhmen e Sanchos, Southgate beson se sulmuesi është në një pozitë të mirë për t’u përmirësuar çfarëdo që të bëjë, duke theksuar se një rikthim në Angli mund të jetë një sfidë e dobishme.

Lexo po ashtu Kombëtarja e Anglisë më e vlefshmja në botë, formacioni titullar vlen mbi 1 miliard euro

“Nga një këndvështrim personal, për Anglinë, cilado rrugë të hapet është pozitive”, ka thënë fillimisht Southgate nga Sky Sports .

“Ai do të luajë në Dortmund, ai është i kujdesur mirë nga stafi dhe ata japin mesazhet e duhura. Nuk ka ndonjë dobësi për ne nëse ai qëndron me Dortmund por nëse e shohim atë në Ligën Premier, sjell mundësi të ndryshme”.

“Gjëja më e rëndësishme është që ai vazhdon të luajë rregullisht, në moshën e tij që është kyç për të mësuar dhe përmirësuar”.

“Çështja kryesore është që ai duhet të luajë futboll. Bukuria e tij që luan në Dortmund është që ai ka luajtur rregullisht dhe ai ka luajtur në një ekip që pritet të arrijë një nivel të caktuar”.

Lexo po ashtu Giggs zgjedh tre lojtarët e rinj më të mirë në futbollin botëror

“Futbolli i Ligës së Kampionëve është një tjetër bonus dhe që duhet të jetë duke sfiduar Bayern Munich gjatë gjithë rrugës”.

“Liga Premier do t’i ofrojë atij një sfidë tjetër. Thellësia e ligës është pak më e fortë – për sa i përket cilësisë”, përfundoi trajneri i Anglisë.

Ndryshe, Sancho deri më tani ka bërë 11 paraqitje për kombëtaren e Anglisë, duke shënuar dy herë dhe duke kontribuar me katër asistime. /Telegrafi/