Telegrafi

Southgate: Krenar me paraqitjen e lojtarëve, merituam fitoren

Gareth Southgate (Getty Images)

Gareth Southgate ka folur pas ndeshjes që Anglia e fitoi në fund ndaj Tunizisë.

Anglia ka fituar mes shumë vështirësive në fund ndaj Tunizisë me rezultat të ngushtë 2-1.

Megjithatë, kjo fitore e anglezëve u kritikua shumë nga njohësit e futbollit, të cilët nuk e shohin si pretendent Anglinë dhe thonë se nuk bindën.

Lexo po ashtu Anglia i falet Kanet, fiton më vështirësi në fund ndaj Tunizisë

Por, kështu nuk mendon edhe trajneri Southgate, i cili është krenar me paraqitjen e lojtarëve të tij dhe thotë se fitorja ishte e merituar.

Festa e anglezëve tek goli i parë i Kane (Getty Images)

“Edhe në rezultatin 1-1 unë isha shumë krenar për paraqitjen e ekipit. Nëse luajtëm në atë nivel të paraqitjes kjo është tregues që ne mund të kontrollojmë”, ka thënë fillimisht Southgate.

“Ne krijuam shumë shanse të pastra në pjesën e parë. Edhe në pjesën e dytë kemi dominuar lojën, kemi mbajtur durimin dhe kemi kërkuar mundësi të mira në vend që të hedhim topin në zonë dhe të shpresojmë”.

Lexo po ashtu Tunizi 1-2 Angli, notat e lojtarëve

“Unë mendoj se treguam unitet sonte. Kemi pasur liderë në fushë, të cilët vazhduan të dorëzonin mesazhet e duhura”.

“Ne vazhduam të bëjmë gjërat e duhura dhe të marrim vendime të mira dhe mendoj se merituam fitoren pas 90 minutave”, përfundoi trajneri anglez. /Telegrafi/