Gareth Southgate ka folur pas ndeshjes që Anglia e fitoi në fund ndaj Tunizisë.
Anglia ka fituar mes shumë vështirësive në fund ndaj Tunizisë me rezultat të ngushtë 2-1.
Megjithatë, kjo fitore e anglezëve u kritikua shumë nga njohësit e futbollit, të cilët nuk e shohin si pretendent Anglinë dhe thonë se nuk bindën.
Por, kështu nuk mendon edhe trajneri Southgate, i cili është krenar me paraqitjen e lojtarëve të tij dhe thotë se fitorja ishte e merituar.
“Edhe në rezultatin 1-1 unë isha shumë krenar për paraqitjen e ekipit. Nëse luajtëm në atë nivel të paraqitjes kjo është tregues që ne mund të kontrollojmë”, ka thënë fillimisht Southgate.
“Ne krijuam shumë shanse të pastra në pjesën e parë. Edhe në pjesën e dytë kemi dominuar lojën, kemi mbajtur durimin dhe kemi kërkuar mundësi të mira në vend që të hedhim topin në zonë dhe të shpresojmë”.
“Unë mendoj se treguam unitet sonte. Kemi pasur liderë në fushë, të cilët vazhduan të dorëzonin mesazhet e duhura”.
“Ne vazhduam të bëjmë gjërat e duhura dhe të marrim vendime të mira dhe mendoj se merituam fitoren pas 90 minutave”, përfundoi trajneri anglez. /Telegrafi/