Telegrafi

Southgate për humbjen ndaj Çekisë: Kolektivisht nuk luajtëm mirë, por patëm raste

Gareth Southgate. (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur për humbjen e pësuar nga Çekia (2-1).

Ai e ka kritikuar ekipin për golat e pësuar, duke e shtuar se nuk ishte paraqitje e mirë për krejt ekipin.

“Paraqitja jonë nuk ishte mjaftueshme e mirë, është kaq e thjesht. Golat që pranuar janë tipike si shanset që humbëm”.

“Duhet të pranojmë se kolektivisht nuk ishte një paraqitje e mirë”.

“Tentuam të ndryshojmë gjërat që nuk po funksiononin, e filluam pjesën e dytë shumë më mirë dhe patëm raste të mira për ta fituar këtë ndeshje”, ka thënë Southgate për ITV.

“Ne nuk i kemi nënvlerësuar kundërshtarët, çekët luajtën shkëlqyeshëm, e dinim që ata do të ishin shumë të motivuar, por nuk e menaxhuam mirë takimin. Ne jemi njerëz dhe bëjmë gabime. Por kjo nuk e zbeh performancën e madhe të Republikës Çeke, ata ishin më aktiv në fund të takimit dhe për këtë arsye ata e merituan këtë fitore”.

Në krye të Grupin A janë Anglia e Çekia me nga 12 pikë, derisa Kosova ka tetë pikë me tre ndeshje në dispozicion deri në fund. /Telegrafi/