Gareth Southgate ka thënë se është i kënaqur me rezultatin në takim me Maltën edhe pse ekipi i tij mund të bënte më mirë.
Kombëtarja angleze fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Maltës në takimin e vlefshëm për kualifikimet e botërorit ‘Rusia 2018’.
Kjo fitore e pastër i ka pëlqyer trajnerit të përkohshëm të ‘Tre Luanëve’, Gareth Southgate, i cili është shprehur i lumtur me rezultatin edhe pse sipas tij kanë mundur të bëjnë më mirë.
“Duke pasur parasysh se ku ne ishim 10 ditë më parë, unë jam i kënaqur me rezultatin”, ka thënë Southgate pas fitores ndaj Maltës.
“Por ne mund të bënim ndeshjen më të rehatshme për veten tonë”, përfundoi trajneri anglez. /Telegrafi/