Site icon Telegrafi

Southgate flet pas eliminimit, refuzon të konfirmojë për të ardhmen

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka folur pas humbjes nga Franca dhe eliminimit nga Kupa e Botës “Katar 2022”.

Anglia u mposht me rezultat 2-1 në çerekfinale ndaj Francës, për t’u eliminuar nga Kupa e Botës në një humbje që la shije të hidhur.

Pas humbjes ka folur trajneri i Tre Luanëve, Southgate, i cili ka refuzuar të tregoj nëse do të dorëhiqet apo do të vazhdoj si trajner i Anglisë.

“Pas çdo turneu, ne kemi ndenjur, kemi shqyrtuar dhe reflektuar. Kjo kërkon pak kohë në mënyrë që të gjithë të marrin vendimet e duhura”, ka thënë fillimisht Southgate kur u pyet për të ardhmen.

“Merituam më shumë me paraqitjen tonë, por në fund golat janë vendimtarë. Unë i thashë lojtarëve që nuk mendoja se mund të kishin dhënë më shumë”.

“Mendova se ata luajtën mirë kundër një ekipi të madh, por janë diferenca të mira. Mendova se mënyra se si ky grup përparoi gjatë turneut ishte fantastike”.

“Ne ishim këtu për të provuar të fitonim turneun, menduam se mund ta kishim bërë këtë, me këtë paraqitje kundër kampionëve të botës”.

“Ne fitojmë dhe humbasim si një ekip. Kemi humbur disa raste. Kane është shumë i besueshëm në ato situata, ne nuk do të ishim këtu ta të”, përfundoi trajneri anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version