Kombëtarja angleze ka shënuar fitore në takimin e sotëm ndaj Maltës me rezultat 2-0.
Ka nisur mirë aventura e trajnerit të përkohshëm të stolit të ‘Tre Luanëve’, Gareth Southgate.
Kjo pasi, Anglia ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj Maltës me rezultat 2-0, në një ndeshje që u dominua e tëra nga anglezët.
Goli i parë për Anglinë erdhi në minutën e 29-të, pas një bashkëveprimi të mirë të dyshes së Liverpoolit, ku Jordan Henderson dha një pasim të saktë për Daniel Sturridge, i cili shënoi gol të bukur me kokë.
Për golin e dytë të ‘Tre Luanëve’ u përkujdes mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 38-të të takimit, për t’i quar skuadrat në pushim me rezultat 2-0.
Edhe në pjesën e dytë Anglia ishte dominuese duke krijuar shumë raste për gol dhe duke mbajtur topin me rreth 76 për qind, por pa arritur të gjejnë edhe një gol tjetër dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë.
Në ndeshjet e ardhshme të Grupit F, Anglia do të takohet me Slloveninë në udhëtim, teksa Malta udhëton tek Lituania. /Telegrafi/
Passe de Jordan Henderson, gol de Daniel Sturridge! https://t.co/18zqyw3jqc
— Caio Santos (@caiolfcc) October 8, 2016
Gol Dele Alli! Half Time England 2-0 Malta pic.twitter.com/mSqJKdRwyd
— Siaran Bola Live (@SiaranBolaLivee) October 8, 2016