Site icon Telegrafi

Southamptoni do të fitojë disa miliona euro nëse Liverpooli e fiton Ligën e Kampionëve

PORTO, PORTUGAL - FEBRUARY 14: Sadio Mane of Liverpool receives the match ball from Virgil van Dijk of Liverpool after scoring hatrick after the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between FC Porto and Liverpool at Estadio do Dragao on February 14, 2018 in Porto, Portugal. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Liverpooli është një ndër finalistët e ligës më të fortë evropiane për klube – Liga e Kampionëve.

The Reds kanë eliminuar skuadrën italiane të Romës, ndërsa për trofeun e çmueshëm do të luajnë kundër kampionit aktual, Real Madridit.

Në rast të fitimit të titullit të kampionit të skuadrës angleze, atëherë është klubi i Southamptonit që do të përfitojë disa miliona euro.

Sadio Mane dhe Dejan Lovren (Getty Images)

Në fakt, sipas mediave britanike Liverpool duhet t’i ndajë rreth 11.3 milionë euro ekipit të Southamptonit.

E gjithë kjo pasi që ekziston një marrëveshjes mes këtyre skuadra që thuhet se nëse arrin rezultatet të mëdha në rrafshin ndërkombëtar, atëherë Liverpooli është i obliguar të paguaj bonuse për blerjen e
Virgil van Dijkut, Sadio Manes, Dejan Lovrenit, Nathaniel Clynen dhe Adam Lallanas.

Kujtomë se finalja mes Realit dhe të besuarve të Jurgen Klopit do të zhvillohet më 26 maj në Kiev të Ukrainës.

Ndryshe, Liverpooli do të synojë që ta bëjë për vete trofeun që njihet si veshgjati për herë të gjashtë ndërsa madrilenët deri më tani e kanë fituar 12 herë. /Telegrafi/

Exit mobile version