Telegrafi

Southamptoni shënon autogol pas goditjes së Shaqirit

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Ligës Premier.

Reds kanë gjetur shpejt golin e epërsisë 1-0 në ndeshjen që po zhvillohet në Anfield.

Ky gol erdhi në minutën e dhjetë të ndeshjes, pasi mbrojtësi mysafirë Wesley Hoedt e devijoi topin në portën e tij.

Meritë në këtë gol pati edhe sulmuesi me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, goditja e të cilit u devijua nga mbrojtësit e Southamptonit. /Telegrafi/