Southamptoni ka fituar ndaj Arsenalit me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me shumë raste nga të dyja skuadrat, por edhe gola të shënuara.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me anë të Danny Ings (20′), i cili shënoi me kokë për epërsinë 10.
Arsenali arriti të kthehet në lojë me Henrikh Mkhitaryan (28′) që barazoi rezultat 1-1, por Ings (44′) u përkujdes që ta dërgoj skuadrën e tij në pushim me epërsin 2-1.
Në pjesën e dytë, Arsenali ishin më të mirë dhe shpejt barazuan rezultatin në 2-2 me anë të armenit Mkhitaryan (55′).
Pas këtij goli, djelmoshat e Emery u vërsulen në sulm në kërkim të fitores duke krijuar shumë raste për gol, por u ndëshkuan nga vendasit.
Ishte rezervisti Charlie Austin (85′), i cili shënoi me koëk pas një dalje të gabueshme nga Bernd Leno dhe kështu vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 3-2.
Pas kësaj fitore, Southamptoni ik nga zona e rënies pasi gjendet në vendin e 17-të me 12 pikë, ndërsa Arsenali mbetet në vendin e pestë me 34 sosh.
Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë e presin në shtëpi Burnleyn, ndërsa Southamptoni udhëton te Huddersfieldi. /Telegrafi/
https://twitter.com/ArsenalAjansTR/status/1074303535410495493
Ings with the brace! 2-1! #SaintsFC #SOUARS https://t.co/nVzwNcKOtz
— Saints1885.com (@Saints1885_com) December 16, 2018
https://twitter.com/scudettosports/status/1074314582313848832
https://twitter.com/goalvideotv/status/1074322208770666496