Southamptoni është kthyer nga disavantazhi për ta mposhtur Chelsean (2-1) në ndeshjen e xhiros së pestë në Ligën Premier, e cila u zhvillua në St. Mary’s Stadium.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 23-të kur Raheem Sterling reagoi mirë në zonë duke pranuar një top të vështirë, duke krijuar hapësirë për t’i kaluar mysafirët në epërsi.
Reagimi i vendasve ishte i shpejtë duke e barazuar rezultatin me një gol të bukur nga Romeo Lavia (28’).
Para se të shkonin në pushim, nikoqirët e përmbysën rezultatin me golin e Adam Armstrong (45’+1), i cili u asistua nga Romain Perraud.
Gjysma e dytë nuk prodhoi gola dhe skuadra vendase arriti të marrë pikë të plota nga kjo përballje.
Southamptoni e ka barazuar Chelsean me pikë (nga shtatë) dhe këto dy skuadra i mbajnë pozitat shtatë dhe tetë në tabelë. /Telegrafi/
🎥 Raheem Sterling 0-1! #SOUCHE https://t.co/zEYl3BGe23
— Special One (@ilMourinho) August 30, 2022
Rappel : On a une option de rachat sur lui.
Roméo Lavia❤️ pic.twitter.com/4np33PAw7K
— 𝕁𝔸ℂ𝕂 𝐓𝐇𝐎𝐑𝐅𝐈𝐍𝐍 ☯ (@JacquesMassene1) August 30, 2022
🏟️ Southampton 2-1 Chelsea
⚽️ Gol de Adam Armstronghttps://t.co/icCwnYr3Ai— 🇦🇷 (@fgvideos1) August 30, 2022