Manchester United dhe Southamptoni i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 2-2.
Pas vetëm 12 minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Stuart Armstrong që u asistua nga Redmond.
Por, epërsia e Southamptonit zgjati vetëm tetë minuta, shkaku që Marcus Rashford (20′) i barazoi shifrat në 1-1 me një asistim të Anthony Martial.
Më pas sulmuesi francez kaloi në rolin e golashënuesit duke e përmbysur rezultatin në 2-1 me një shërbim mjaftë të bukur nga Bruno Fernandes.
Pjesa e parë përfundoi me kaq, derisa në të dytën ishte një dramë e vërtetë.
Manchester United kishte shansin që të shënonte edhe golin e tretë, por Daniel James e Rashford lëshuan shanse të mira.
Nga kjo gjë përfitoi Southamptoni që shënoi golin e barazimit në minutën 90+7 e me anë të Michael Obafemi, për t’ mohuar Unitedit tri pikë të plota.
Pas javës së 30-të, Manchester United renditet në pozitën e pestë me 59 pikë – aq sa ka edhe Leicesteri në të katërtin, ndërsa në xhiron e 36-të takohet me Crystal Palacen. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=lU5ofEF48m4