Southampton thuhet se janë më afër se kurrë për të transferuar Manolo Gabbadinin, por Napoli dëshiron të paguhet klauzola e futbollistit.
Negociatat janë intensifikuar midis dy klubeve këtë javë, dhe është menduar që një marrëveshje mund të bëhet për 16 milionë plus katër milionë euro tjera në bonuse, përcjell Telegrafi.
Por, Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është i vendosur për të marrë të paktën 20 milionë euro për sulmuesin, dhe se nuk do asnjë ofertë më të vogël se kjo.
Megjithatë, Gazzetta dello Sport beson se De Laurentiis kërkon gjithashtu një përqindje të çdo çmimi që skuadra e Southamptonit do të fitoj nga shitja e Gabiaddinit në të ardhmen.
Sulmuesi nuk përshtatet me planet e trajnerit Maurizio Sarri, por De Laurentiis beson në cilësinë e tij dhe nuk duan të shohin Gabbiadinit të shpërthejë në Ligën Premier dhe të shitet pastaj për shifra të mëdha të parave. /Telegrafi/