Telegrafi

Southampton ndryshoi historinë e Liverpoolit

Liverpooli humbi nga Southamptoni me rezultat 3-2 në Ligën Premier.

Reds shkuan në pushim me dy gola në epërsi, por në pjesën e dytë vendasit i dhanë atyre një leksion që do ta mbajnë mend për shumë vite.

Kjo është hera e parë në historinë e Liverpoolit që ata humbin një ndeshje në Ligën Premier nëse ata janë në epërsi prej dy golash në pjesën e parë.

Me këtë rezultat ishte i nervozuar tej mase edhe trajneri Jurgen Klopp, i cili është parë duke e kritikuar Christian Benteken, parë rastet e humbura nga ai. /Telegrafi/