Chelsea është mposhtur 1-0 në shtëpi nga Southamptoni në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier.
Ndeshja nisi me një ritëm të balancuar, me dy skuadrat që kishin kujdes të shtuar.
Por, me kalimin e minutave dy skuadrat tentonin të kalonin në epërsi, duke krijuar intervale sulmesh.
Best in the country ✅
Best in Europe ✅
Best in the world ✅No one does it better than James Ward-Prowse 👏 pic.twitter.com/PfWGuAprcG
— Southam(P)ton FC (@SouthamptonFC) February 18, 2023
Ishte minuta e 45+1-të,kur James Ward-Prowse realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Në 45 minutat e dytë, Chelsea bëri shumë ndryshime në sulm, por pa ndonjë efekt.
Raheem Sterling krijoj disa shanse të mira shënimi, mirëpo anglezit i mungoi konkretizimi.
Raheem Sterling is looking lively. 👏
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 18, 2023
Chelsea luajti mbi 100 minuta lojë (12 minuta lojë shtesë), por nuk ia doli assesi të merrte së paku një pikë në Stamford Bridge.
Kjo humbje e lë Chelsean në vendin e dhjetë me 31 pikë, ndërsa në xhiron e 25-të do të kenë punë me Tottenhamin. /Telegrafi/