Telegrafi

Southampton e përmbyt Interin edhe më thellë në krizë (Video)

Southamptoni e ka përmbysur Interin në shtëpi pas avantazhit, duke fituar ndeshjen me rezultat 2-1.

Nerazzurët e nisën ndeshjen pa trajnerin De Boer dhe nën urdhërat të trajnerit të të rinjve.

Southampton kishte dominimin e fuqishëm, por goli i parë erdhi nga Interi.

Pas një tollovie në zonë dhe një rasti nga Perisic, ishte Icardi që u gjend më së miri për të shënuar nga topi i kthyer për 1-0.

Në fund të pjesës së parë u akordua një penalti për vendasit, të cilën e ndali për mrekulli Handanovic, pas goditjes së fortë të Dusan Tadic.

I magjishëm Handa! U mundua t’ia sigurojë fitoren ekipit të tij me mish e shpirt! Foto: Guardian

Super Handanovic vazhdoi me paraqitje të mirë edhe në fillim të pjesës së dytë, derisa Van Dijk shënoi për 1-1 (64’)

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Nagatomo ndihmoi vendasit që të kalojnë në epërsi me rezultat 2-1, një gabim i japonezit ky, që ishte fundamental në rrjedhën e lojës.

Ndeshje e tensionuar, e domiunar nga Southampton. Foto: Guardian

Deri në fund të ndeshjes Interi tentoi që me zëvëndësuesit të gjejë golin e barazimit, por këtë nuk arriti ta realizonte dot.

Grupin K të Europa League e udhëheq Sparta Praga me nëntë pikë, pasuar nga Southampton me shtatë pikë dhe Beer Sheva me katër pikë. Inter është në fund me tri pikë, dhe e ka shumë të vështirë kualifikimin tutje në garën e dytë më prestigjioze të futbollit evropian. /Telegrafi/