Manchester City ka fituar në udhëtim te Southamptoni me rezultat 1-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Ligën Premier.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola i është kthyer fitores pas dy humbjeve radhazi pasi ka fituar në udhëtim te Southamptoni dhe e ka mbyllur vitin me fitore.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Pierre-Emile Hojbjerg (37′) për vendasit, ndërsa për Cityn shënuan David Silva (10′), James Ward-Prowse (OG, 45′) dhe Sergio Aguero (45+).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte ylli argjentinas, Aguero, i cili pas ndeshje u vlerësua me notë 8.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin vendas, Jack Stephens që u notua me 5.9.
Southampton:
Man City:
/Telegrafi/