Chelsea ka fituar në udhëtim te Southamptoni me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë.
Blutë e Maurizio Sarrit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat dhe pas kësaj fitore ka arritur të bëhet lider i përkohshëm në Ligën Premier.
Golat në këtë fitore të skuadrës londineze u shënuan nga Eden Hazard (30′), Ross Barkley (57′) dhe Alvaro Morata (90+).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli belg Hazard, i cili u vlerësua me notë 9.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për Ryan Bertrand që u notua me 5.8. /Telegrafi/
Southampton:
Chelsea: