Kishte një moment shqetësues në “Selhurst Park” gjatë fitores të West Ham United ndaj Crystal Palace me rezultat 2-0 të shtunën.
Kjo ndodhi direkt pasi Tomas Soucek shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 67-të.
Soucek dhe shokët e tij vrapuan drejt tifozëve të Hammers për të festuar para tyre, por në mes të festimeve të mëdha, disa tifozë ranë në fushë kur një ekran i reklamave u rrëzua.
Në mënyrë të frikshme, një pjesë e ekranit ra mbi një djalë të topave të Crystal Palace, rrobat e të cilit dukej se ishin ngjitur në të.
That was scary and unbelievable. After West Ham’s goal, West Ham players noticed a boy having a risk of getting crushed and made sure he’s okay. Massive props to Soucek and Bowen here. #CRYWHU #EPL pic.twitter.com/o45HzBSQJV
— Çetin Cem Yılmaz (@cetincem) August 24, 2024
Duke ndjerë rrezikun, Soucek e braktisi me shpejtësi festën e tij dhe përdori forcën e tij për të liruar djalin, i cili më pas u ndihmua të ngrihej nga Jarrod Bowen .
Bowen dhe djali ndanë një përqafim pasi ai doli nga aty, përpara se edhe Soucek ta kontrollonte sërish djalin se si ishte.
Well done to Souček and Bowen here. Could have been so much worse if not for their quick reactions.
I’m not buying into blaming West Ham fans. They’re just celebrating and obviously never set out to crush a kid they didn’t know was there.pic.twitter.com/TAgpp8zyvd
— Winging It: A Crystal Palace Podcast (@WingingItCPFC) August 24, 2024
Djali u trondit dukshëm përpara se të largohej nga stafi i sigurisë së stadiumit.
Bowen më vonë shënoi golin e dytë të lojës për të ndihmuar Hammers të regjistrojnë fitoren e tyre të parë nën drejtimin e trajnerit të ri Julen Lopetegui.
Fansat në rrjetet sociale ishin të shpejtë për të lavdëruar Soucek për veprimet e tij, ndërsa kishte edhe prej atyre që e quanin hero. /Telegrafi/