“Gjykata dhe Prokuroria Publike duhet t’i zbardhin ngjarjet e pakëndshme në Bashkësinë Fetare Islame (BFI), pasi Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze ishte pjesë e të apostrofuarve për sulm dhe tentim të çfarëdo ndryshimi në BFI. Ky as nuk ka qenë e as nuk do të jetë qëllimi jonë”.
Këtë e theksoi sot drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare Darijan Sotirovski, i cili tha se e respektojnë BFI-në dhe se ajo është institucion serioz dhe partner i shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Apeloj tek Prokuroria Themelore dhe gjykata që të zbardhin në tërësi këto ngjarje, që të shohim se kush është ai që ka pasur qëllim në këtë moment, në këtë bashkësi fetare, të provokojë ngjarje të tillë”, tha Sotirovski.
Në pyetjen se kush është kryetar i BFI-së, ai tha se udhëheqës është Sulejman Rexhepi, ndërsa Skender Buzaku nuk ka vendim të plotfuqishëm dhe nuk mund të bashkëpunojnë me të./Telegrafi/