Sot (e diel) është në orar për t’u zhvilluar vetëm një ndeshje në kuadër të javës së parë të sezonit të ri 2022/23 në BKT Superligën e Kosovës.
Të shtunën u zhvilluan tri ndeshje interesante, ndërsa sot ishin në orar për t’u zhvilluar edhe dy tjera për të kompletuar xhiron.
Megjithatë, do të zhvillohet vetëm një ndeshje në Klinën
Drenica është nikoqire e Llapit me takimin që pritet të fillojë nga ora 17:00 në stadiumin “18 Qershori”.
Ndeshja tjetër që ishte në orar mes Malishevës dhe Ballkanit është shtyrë zyrtarisht para disa ditësh.
Shtyrja erdhi shkaku i angazhimit të kampionit aktual në garat evropiane. /Telegrafi/