Sot (e mërkurë) është në orar ndeshja kthyese gjysmëfinale e Kupës së Kosovës mes Llapit dhe Prishtinës.
Llapi është nikoqir i Prishtinës në takimin kthyes gjysmë-final të Kupës së Kosovës, ndeshja që pritet të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Ekipi i trajnerit Tahir Batatina vjen në këtë ndeshje me rezultat pozitiv nga takimi i pari, ku fituan 3-2 dhe synojnë ta sigurojnë një vend në finale.
Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadanit është në formë të mirë dhe synon ta shkrijë disavantazhin për të kaluar ata në finalen e madhe.
Ndeshja pritet të zhvillohet nga ora 15:00. /Telegrafi/