Site icon Telegrafi

Sot zhvillohet maratona e Shkupit, marrin pjesë 12.500 persona

Pothuajse 12.500 pjesëmarrës nga 58 vende do të konkurrojnë për maratonën e 15 të Shkupit në disa kategori: maratonë, gjysmë maratonë, maratonë të përzier (burra dhe gra) dhe garën prej 5 km.

Ndryshe nga vitet e kaluara, në vend të sheshit dhe drejtimit të Urës së Gurit, fillimi dhe qëllimi i garës do të jenë para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Pastaj do të vrapohet drejtë Qeverisë, majtas drejtë sheshit Ilinden në Gjorçe Petrov, pastaj përgjatë sheshit Teodosij Golloganov, drejtë Qendrës, lagjen Jane Sandanski dhe përsëri mbarap deri tek Kuvendi.

Fondi i çmimit do të arrijë në 18,000 euro, ndërsa më të mirët, së bashku me shpërblimet për kohët e mundshme të rekordeve, do të marrin deri në 5.000 euro./Telegrafi/

Exit mobile version