Kjo garë tashmë tradicionale ka zbuluar shumë garues të rinj dhe organizohet për t’i promovuar ngasësit e rinj por edhe garuesit profesionistë që garojnë në kuadër të Kampionatit të Kosovës. Pasi që kjo garë është tashmë tradicionale, përpos numrit të madh të simpatizuesve pritet një pjesëmarrje e madhe e veturave si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.
Luten pjesëmarrësit (garuesit) që lajmërimin për regjistrim ta bëjnë deri në ora 16:00, sepse pas orës 16:00 nuk do ketë regjistrime. Pagesa për pjesëmarrje është 30 euro.
Sikurse edhe ne organizimet e kaluara, mundësi për pjesëmarrje do kenë garuesit me makina profesionale garuese (Racing) dhe ngasësit me makina Tunning (makina normale/sportive, pa roll-bar). Bartja e helmetës është e domosdoshme për çdo garues.
Auto Karting Club “Drini”, fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë eveniment.
/Telegrafi/