Digitalb Kupa e Kosovës vjen me dy ndeshjet gjysmëfinale që do të zhvillohet sot (e mërkurë).
Prishtina do të luajë në Pejë si vendase, ku e pret klubin që militon në Ligën e Parë, Vushtrrinë.
Vushtrria është befasia e këtij edicioni ku ka mposhtur Lirinë dhe Gjilanin.
Këto klube njihen për rivalitetin e madhe mes tyre, por vushtrriasit ka disa vite që nuk janë pjesë e elitës.
Në anën tjetër në stadiumin ‘Bajram Aliu’, Drenica do të jetë nikoqirë i Vëllaznimit.
Drenica dhe Vëllaznimi përveç një vendi në finale, janë në garë edhe për t’i ikur barazhit që dërgon në Ligën e Parë.
Ndeshjet fillojnë nga ora 14:00, ndërsa ato kthimit kur edhe përfundimisht do të dihen skuadrat finaliste do të luhen më 18 prill. /Telegrafi/