Telegrafi

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

Sot (e diel) janë në orar edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar në Superligën e Kosovës në futboll, në kuadër të javës së 22-të.

Pranvera ka nisur furishëm dhe me ndeshje të forta këtë sezon në kampionatin elitar në futboll.

Kështu, pritet të ndodh edhe në vazhdim dhe sot në orar janë dy ndeshje interesante që do të zhvillohen për kreun e tabelës.

Vëmendja do të jetë e gjitha në derbin e javës që do të zhvillohet në Podujevë, ku Llapi i Tahir Batatinës pret liderët e Ballkanit të Bledi Shkëmbit.

Ndeshja tjetër që do të zhvillohet sot është ajo në mes të kampionit aktual, Dritës dhe Besës së Pejës, me gjilanasit që synojnë t’i kthehen fitores pas dy humbjeve radhazi.

Të dy takimet është paraparë të zhvillohen nga ora 13:00. /Telegrafi/