Telegrafi

Sot zhvillohen ndeshjet kthyese gjysmëfinale në Ligën e Evropës

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet e dyta apo kthyese në kuadër të fazës gjysmëfinale në Ligën e Evropës.

Pas ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, radha është për ato të Ligës së Evropës, të cilat pritet të na mësojnë me dy finalistët.

Sikurse një javë më parë, edhe këtë javë apo më saktësisht sot pritet të zhvillohen dy ndeshje interesante.

Roma është nikoqire e Manchester Unitedit në Olimpico dhe kërkon befasinë pas humbjes 6-2 në ndeshjen e parë.

Në ndeshjen tjetër, Arsenali e pret Villarrealin në Emirates dhe synon ta shkrijë humbjen 2-1 të javës së kaluar.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00. /Telegrafi/