Site icon Telegrafi

Sot, zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës: Vëllaznimi pret Trepça ’89, Ballkani nikoqir i Feronikelit

Sot, do të jemi dëshmitar të dy ndeshjeve të mira të gjysmëfinaleve të para të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Ballkani, i cili po lufton për mbijetesë, do të jetë nikoqir i skuadrës lidere të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, Feronikelit.

Kjo e fundit në fazën e kaluar eliminoi Ferizajin gjersa suhareaksit në çerekfinale ishte më e mirë se Kika e Hogoshtit.

Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet mes Vëllaznimit të Gjakovës dhe mitrovicasve të Trepça ’89.

Theksojmë se Vëllaznimi ka kaluar në këtë fazë të garës pasi ka mposhtur Dritën ndërsa Trepça ’89 ishte më e mirë se Prishtina.

Kujtojmë se fitues aktual i kësaj gare është Prishtina, e cila në finale fitoi në saje të penalltive kundër Vëllaznimit.

Ndryshe, takimet kthyese të gjysmëfinales do zhvillohen pas dy jave, gjegjësisht më 1 maj. /Telegrafi/

Exit mobile version