Site icon Telegrafi

Sot zhvillohen dy përballjet e para çerekfinale në Euro 2020, vëmendja te super ndeshja Belgjikë-Itali

Sot (e premte) janë në orar dy ndeshjet e para çerekfinale në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Euro 2020 ka hyrë tashmë në një fazë të nxehtë, ku kanë mbetur vetëm tetë kombëtare, të cilat të gjitha duan trofeun.

Gjatë ditës së sotme do të dihen dy ekipet e para gjysmëfinaliste, pasi në orar janë për t’u zhvilluar dy përballje shumë interesante.

Lexo po ashtu Dhjetë arsye për ta dashur këtë Kampionat Evropian

Ndeshja e parë është ajo e orës 18:00, ku ndeshen Zvicra dhe Spanja, në takimin që do të zhvillohet në Gazprom Arena të St Petersburg në Rusi.

Në anën tjetër, takimi nga ora 21:00 është i gjithi i rezervuar për super-përballjen mes Belgjikës dhe Italisë.

Dy nga ekipet më të mira në këtë Euro 2020 do të luajnë Allianz Arena të Mynihut në Gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version