Site icon Telegrafi

Sot zhvillohen dy ndeshje të javës së katërt në Superligë, vëmendja tek derbi në kryeqytet

Prishtina - Llapi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ipko Superliga e Kosovës në futboll rifillon sot (e premte) me dy ndeshje të cilat zhvillohen në orare të ndryshme në kuadër të javës së katërt.

Pas pushimit të vlefshëm për ndeshje ndërkombëtare, tani kthehet futbolli vendor me Superligën e Kosovës që starton sot.

Në orar janë dy ndeshje të cilat zhvillohen në kohë të ndryshme, njëra në kryeqytet e tjetra në Suharekë.

Lexo po ashtu FFK publikon orarin e javës së katërt në Ipko Superligë

Vëmendja është tek derbi rajonal, ku Prishtina e pret Llapin në stadiumin Fadil Vokrri, në ndeshjen e cila fillon nga ora 19:00.

Për vendasit kjo ndeshje vlen shumë pasi është debutim për trajnerin e ri Bylbyl Sokoli dhe synimi i vetëm janë tri pikët.

Lexo po ashtu Sokoli flet si trajneri i Prishtinës: Atmosfera është e mirë në klub, shpresojmë në prezantim të suksesshëm

Në anën tjetër, edhe ekipi i Tahir Batatinës synon paraqitje dinjitoze dhe rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë në kryeqytet.

Ndeshja tjetër është ajo në mes të Ballkanit dhe Trepçës ’89, ky dy skuadrat janë në formë të mirë dhe synojnë ta vazhdojnë formën pa humbje këtë sezon.

E premte

Ballkani – Trepça ‘89 16:00

Prishtina – Llapi 19:00

/Telegrafi/

Exit mobile version