Telegrafi

Sot zhvillohen dy ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës

Albi Mall Superliga do t’i zhvillojë sot (e shtunë) dy ndeshje që janë të planifikuara në kuadër të javës së dhjetë.

Drita është nikoqir i Trepçës ’89, në ndeshjen që fillon  në ora 13:00 në stadiumin e qytetit.

Klubi gjilanas aktualisht është lider në elitën e futbollit kosovar, ku ka arkëtuar deri më tani 21 pikë, në anën tjetër, skuadra nga Mitrovica është në vendin e gjashtë dhe ka nëntë sosh.

Nga ora 20:00, Prishtina do të përballet me Dukagjinin në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Bardhëeklatrit pozicionohen në vendin e katërt me 12 pikë, ndërsa Dukagjini është në të fundit më pesë sosh. /Telegrafi/