Albi Mall Superliga do t’i zhvillojë sot (e shtunë) dy ndeshje që janë të planifikuara në kuadër të javës së dhjetë.
Drita është nikoqir i Trepçës ’89, në ndeshjen që fillon në ora 13:00 në stadiumin e qytetit.
Klubi gjilanas aktualisht është lider në elitën e futbollit kosovar, ku ka arkëtuar deri më tani 21 pikë, në anën tjetër, skuadra nga Mitrovica është në vendin e gjashtë dhe ka nëntë sosh.
Nga ora 20:00, Prishtina do të përballet me Dukagjinin në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Bardhëeklatrit pozicionohen në vendin e katërt me 12 pikë, ndërsa Dukagjini është në të fundit më pesë sosh. /Telegrafi/