Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje të vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Superliga e Kosovës do t’i zhvillohej ndeshjet e xhiros së 12-të gjatë mesjavës, ku dy takimet janë në orar sot dhe dy tjera nesër (e enjte).
Takimet e ditës së sotme janë të dyja interesant, por padyshim se vëmendja do të jetë në derbin e javës në Gjilan.
Në stadiumin me bari sintetik, Drita është nikoqire e Prishtinës, me ndeshjen që pritet të fillojë nga ora 13:00.
Ndeshja tjetër do të zhvillohej në Ferizaj, ku ekipi me emrin e qytetit do të pres Malishevës, me takimin që pritet të fillojë në orën e njëjtë.
Nesër do të luhen ndeshjet Ballkani-Trepça ’89 dhe Gjilani-Drenica, ndërsa ajo mes Llapit dhe Dukagjinit është shtyrë për datën 26 tetor. /Telegrafi/