Site icon Telegrafi

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

Sot (e diel) janë në orar edhe dy ndeshje tjera interesante në Superligën e Kosovës, të vlefshme për javën e 26-të.

Kampionati elitar i Kosovës po vazhdon me ndeshje dhe përballje interesante, ku shpeshherë po ndodhin edhe befasitë.

Dy të tilla ndodhen gjatë ditës së djeshme, kur Drenica mori një barazim te kampioni dhe lideri Drita, ndërsa Besa mposhti Feronikelin.

Përballje të forta dhe shumë të barabarta priten të zhvillohen edhe gjatë ditës së sotme, në Podujevë dhe Mitrovicë.

Llapi në formë është nikoqir i Arbërisë së Dobrajës në takimin që zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në anën tjetër, Trepça ’89 e pret Ballkanin në stadiumin “Riza Lushta” në ndeshjen që pritet të fillojë nga ora 13:30.

Ndeshja tjetër e kësaj jave mes Prishtinës dhe Gjilanit është shtyrë për 30 mars, shkaku që stadiumi “Fadil Vokrri” po bëhet gati për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version