Telegrafi

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja te derbi Prishtina-Ballkani

Sot (e diel) janë në orar për t’u zhvilluar edhe dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Të shtunën u zhvilluan tri ndeshje dhe sot zhvillohen dy tjera për të kompletuar xhiron e 23-të.

Ndeshja më interesante e ditës së sotme padyshim se do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Kryeqytetasit janë nikoqir të kampionit aktual, por ndeshja do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Në takimin tjetër, Trepça ’89 e pret Malishevën në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Të dy takimet janë paraparë të zhvillohen nga ora 13:00. /Telegrafi/