Site icon Telegrafi

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, ‘luftë’ për titull dhe mbijetesë

Sot (e diel) janë në orar për t’u zhvilluar edhe dy ndeshjet e mbetura të vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Superliga e Kosovës ka hyrë tashmë në fazën e nxehtë dhe me vetëm pesë ndeshje drejt mbylljes së sezonit, skuadrat kërkojnë pikët maksimale.

Kështu, sot pritet të zhvillohen dy ndeshje interesante, me dy klube pretendente për titull që luajnë ndaj skuadrave që duan ta sigurojnë mbijetesën.

Lexo po ashtu Gjashtë klube të Superligës së Kosovës licencohen për gara evropiane

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në mes të dy rivalëve të vjetër rajonal, Llapit dhe Prishtinës.

Llapi është nikoqir i Prishtinës në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në anën tjetër, ndeshje mjaft e luftuar pritet të jetë edhe ajo në mes të Drenicës dhe Ballkanit.

Kuqezinjtë janë nikoqir të klubit therandas në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Bajram Aliu” me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/

Exit mobile version