Gjykatësit Kushtetues, sot në seancë kanë paraparë që të zgjedhin kryetarin e Gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetares aktuale mandati i skadon më 1 nëntor, gjegjësisht për dy javë. Sipas informacioneve, kandidat më serioz është gjykatësi, Nikolla Ivanovski, i cili e ka mbështetjen e Goshevës.
Sipas rregullores, Kuvendi i zgjedh gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Mandati i gjykatësve zgjat dy vite./Telegrafi/