Partia Demokratike sot mban zgjedhjet për kreun e ri të partisë, ndërsa në garë janë Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.
Numri i anëtarëve që pritet t’u drejtohen sot kutive të votimit është reduktuar në më pak se 1/3 krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit 2021 në PD, nga rreth 75 mijë anëtarë demokratë, në 25 mijë, teksa në 12 qarqe janë përgatitur 71 qendra votime.
Dy kandidatët e një gare të cilësuar me fitues të paracaktuar në PD-në e vulës të copëzuar në dy pjesë, do të votojnë në selinë me qira, pasi shtëpinë e demokratëve e ka marrë ‘joligjërisht’ grupimi i tretë, ai i “Rithemelimit”.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi mblodhi Këshillin Kombëtar dy net më parë, ku vendosi anulimin e zgjedhjeve të 29 korrikut, por ishte grupimi tjetër i Bashës që doli në kundërshti me këtë vendim dhe njoftoi detajet e organizimit të procesit të votimit. /Tch/Telegrafi/