Këshilli Gjyqësor në Maqedoni në seancën e sotme duhet të zgjedh kryetarin e ri të Gjykatës Themelore Shkupi 1, që do të paraprihet nga miratimi i listës së renditjes përfundimtare për këtë funksion.
Më parë, anëtarët e Këshillit Gjyqësor do ta rishikojnë dorëheqjen e kryetarit në detyrë të Gjykatës Penale, Stojançe Ribarev, i cili më 25 tetor u largua nga funksioni për arsye personale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ribarev funksionin e kryetarit në detyrë e ka ushtruar prej muajit maj këtë vit.
Kandidatë për Gjykatën Penale janë ish-kryetari i saj, Vlladimir Pançevski, gjykatësi Ivan Xholev, Ivica Stefanovski i cili ishte zëvendës i Pançevskit, gjykatësi nga Departamenti për Krim të Organizuar, Gjoko Ristov dhe gjykatësit Osman Shabani, Olja Ristova dhe Vesna Dimishkova./Telegrafi/