Në kalimin kufitar “Mexhitlija” në Manastir sot është vendosur tabela e me emrin e ri kushtetues të shtetit.
Drejtoria Doganore e Maqedonisë së Veriut ka ndërruar tabelën e vjetër, duke e zëvendësuar me atë të re e cila do të jetë vetëm në dy gjuhë, maqedonase dhe angleze, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto ndryshime vijnë si pasojë e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes e Prespës, e cila u nënshkrua gjatë vitit të kaluar dhe u miratua në Kuvendet e Greqisë dhe Maqedonisë.
Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes me Greqinë, emri i ri i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/