Telegrafi

Sot vendoset për orën policore gjatë fundjavës në Maqedoni

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot do të debatojë për atë se sa do të zgjasë ora policore gjatë fundjavës si dhe për hapjen e objekteve hotelierike.

Edhe krahas rritjes së vogël të rasteve, epidemia është nën kontroll, tha dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Epidemia është nën kontroll. Numri i rasteve aktive është i qëndrueshëm, një pjesë e madhe e rasteve të konfirmuara janë nga vatra tashmë të njohura, ndërsa një pjesë e të infektuarve janë infektuar gjatë grupimit në tubime private”, theksoi dje Filipçe.

Ai paralajmëroi hapjen e objekteve hotelierike këtë javë, por gjatë diskutimit i kemi pasur parasysh edhe festat e ardhshme gjatë fundjavës, kështu që gjatë ditës së nesërme do ta dimë vendimin përfundimtar sipas rekomandimeve të ekspertëve.