Site icon Telegrafi

Sot vendoset për fatin e kryetarëve të komunave në tërë Maqedoninë

Sot Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë lidhur me kërkesën e grupit të punës për zhbllokimin e punës së krerëve të Komunave, gjegjësisht mandatin e kryetarëve të komunane në tërë Maqedoninë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lidhur me mandatin e kryetarëve të komunave është edhe fati i ofiqarëve të komunave të cilët janë pjesë e administratës komunale dhe këshilltarë të këshilleve komunale. Gjithashtu, pjesë e administratës janë edhe shërbimet tjera si: zyra për dokumentacion dhe dhënie të lejeve për shit-blerrje.

Lexo po ashtu Nëse nuk vazhdohet mandati i kryetarëve të komunave, nuk do të ketë as martesa e as rroga

Mandati i krerëve të komunave skadon më 15 maj, ndërsa afati për shpalljen e zgjedhjeve të rregullta lokale skadoi më 06 mars.

Exit mobile version