Site icon Telegrafi

Sot vendoset fati i tij, Berisha nuk paraqitet por dërgon avokatët në Gjykatën e Posaçme

Ka nisu në orë 10:00 seanca gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ish-kryeministri nuk është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, por ka dërguar dy avokatët e tij avokatët e tij. ku do të dëgjohen palët, nuk do të shqyrtohet në dhomë këshillimi por në prani të palëve, prokurorëve të SPAK, mbrojtjes së ish-kryeministrit, avokatëve të tij.

Më herët Prokuroria e Posaçme reagoi në një njoftim zyrtar për datën e mbajtjes së seancës për Berishën.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar për figurën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal. Bazuar në nenin 260 pika 4 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 26.12.2023 ora 10:00”, sipas njoftimit të SPAK.

Kërkesa e SPAK për masën ndaj Berishës u dërgua më 22 dhjetor me zarf me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës.

Berisha tha se do të konsultohet me avokatët e tij nëse do të marrë pjesë në seancën e Gjykatës së Posaçme./TCH/

Exit mobile version