Site icon Telegrafi

Sot vendimi për Haradinajn

Ish-kryeministri i Kosovës, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj sot të dalë para gjyqit në Francë, ku do të vendoset nëse do të lirohet apo do të vazhdojnë procedurat e mëtutjeshme për ekstradim në Serbi.

Ministria serbe e drejtësisë i ka dërguar Francës dje kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt me  disa dokumente, të përkthyera në gjuhën frënge.

Serbia  thotë se e kërkon Haradinajn për veprat penale që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës nga e cila ishte liruar i pafajshëm.

Lideri  i AAK-së Ramush Haradinaj, është arrestuar në Francë më 4 janar, dhe do të dalë sot para gjyqtarit francez në qytetin Colmar të Francës. /KP/

Exit mobile version