Një qytetar i Podujevës, që kishte dalë për të votuar ka treguar një detaj interesant, duke thënë se sot i ka vdekur bashkëshortja nga COVID-19, por kjo nuk e ka penguar atë që të dalë e të kryejë obligimin qytetar.
Sylejman Bllaca nga Podujeva thotë se gruaja e tij e cila ishte infektuar nga COVID-19, sot në orën 09:00 ka vdekur në QKUK në Prishtinë, ku ishte e shtrirë.
“Unë e kam ndie obligim që të vij ta kryej obligimin qytetar… I vdekuri me të vdekurin, i gjalli më të gjallin”, ka thënë ai, derisa po qëndronte në qendrën e votimit.
Ai thotë se pas vdekjes së gruas nuk ka shkuar në shtëpi, por i është drejtuar qendrës së votimit.
“Gruaja ka mbetur në morg. Unë ende nuk kam shkuar në shtëpi, por kam ardhur këtu të votoj”, tha ai. /Telegrafi/