Site icon Telegrafi

Sot vazhdon seanca konstitutive në Kuvendin e Maqedonisë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë debatin për pikën e tretë të rendit të ditës do ta vazhdojnë sot në orën 11:00. Në pjesën e pasdites së djeshme, debati vazhdoi me vërejtje procedurale, replika dhe kundër-replika, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së përsëritën kërkesat e tyre, që LSDM-ja të largohet nga Deklarata e partive shqiptare, ndërsa zgjidhjen e shohin në praniimin e manifestit ose zgjedhje të reja.

Ndërsa deputetët e LSDM-së kërkuan që të zhbllokohet puna e Kuvendit dhe të kalohet në votim për Komisionin për zgjedhje dhe emërime.

Në seancën e sotme në foltore u paraqitën edhe deputetët e partive shqiptare. Ata të Lëvizjes Besa akuzuan OBRM-PDUKM-në se përdorë Deklaratën e partive shqiptare për të përfituar pika politike. /Telegrafi/

Exit mobile version