Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë dje kanë vazhduar debatin për zgjidhjen e kryetarit, zv.kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për çështje dhe emërime.
Në seancën e djeshme deputetët e OBRM-PDUKM-së përsëri kërkuan nga LSDM të deklarohet nëse kanë pranuar Deklaratën e partive shqiptare dhe të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputeti i LSDM-së, Vllatko Gjorçev apeloi për senzibilitet, për shkak se siç tha, e gjithë situata në shtet është e komplikuar.
Ndërsa udhëheqësi i seancës konstituive, Trajko Veljanovski, ju bëri thirrje deputetëve të ndalojnë me replikat dhe kundërreplikat dhe të debatojnë për pikat e ditës.
Seanca konstituive do të vazhdojë sot në orën 11:00. Deri tani ka pasur 4 diskutues, ndërsa për diskutim janë paraqitur gjithsej 51 deputetë. /Telegrafi/