Kuvendi i Maqedonisë dje pasdite e përfundoi vazhdimin e 19-të të seancës konstituive, në të cilën diskutuan për Komisionin për zgjedhje dhe emërime, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në pjesën e pasdites të seancës, e cila kaloi me replika dhe kundër-replika, deputetët e OBRM-PDUKM-së vlerësuan se qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për shkak se janë të mashtruar me platforma të shteteve të huaja. Ata përsëritën qëndrimin se zgjedhjet e reja parlamentare janë zgjidhja e vemte për dalje nga kriza.
Ndërsa nga deputetët e LSDM-së u theksua se nuk ka asnjë platformë nga jashtë, por sipas tyre ka program qeveritar. Ata theksuan se shumica e re parlementare do të arrijë të zgjidhë krizën politike dhe të formojë qeverinë e re./Telegrafi/