Site icon Telegrafi

Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

Sot do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku do të zgjidhen kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

Thirrja e seancës është bërë pas kërkesës së PAN-it dhe AKR-së, të cilët pas një takimi maratonik që kanë mbajtur dje nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes me Listën Serbe, kanë kërkuar mbajtja e vazhdimit të seancës për nesër.

Kuvendi për disa herë ka dështuar që të zgjedh organet drejtuese të tij, ndërsa pritet që sot të zgjidhet kryetari dhe nënkryetari pas marrëveshjes që PAN ka arritur me AKR-në.

Ndryshe, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë po bëhet pas afro tre muajsh prej mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Foto: Arkiv

Exit mobile version