Site icon Telegrafi

Sot vazhdon seanca gjyqësore kundër Bogoevskit, i paditur nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi

Në Gjykatën Themelore Shkupi 2, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor kundër Sllobodan Bogoevskit, ish-shef i kundërzbulimit. Ai është paditur nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, krerë të BDI-së, për dëshminë e tij në New York, në lidhje me Magyar Telekom, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para gjyqit në SHBA, Bogoevski ka theksuar se 7.5 milionë euro u janë dhënë personave zyrtar të shtetit, Vllado Buçkovskit, Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit.

Për këtë, Ahmeti dhe Xhaferi kërkojnë dëmshpërblim prej 3 milion denarësh dhe 2.5 milionë denarësh./Telegrafi/

Exit mobile version